Bardhi: Do të jetë nëna e fëmijëve të mi! Sara: Kam takuar familjen e tij, më vjen keq…

Showbiz

Bardhi: Do të jetë nëna e fëmijëve të mi! Sara:

Në primen e sotëm, Bardhi dhe Sara janë rikthyer në studion e Big Brother VIP.

Dyshja është shprehur për ditët e para së bashku jashtë shtëpisë më të famshme, teksa ka qenë Bardhi ai që ka marrë fjalën i pari.

“Mami është mirë. Ishte një javë e sikletshme dhe jam ndjerë shumë keq me mënyrën si dola dhe me komenetet me rastin e nënës e familjen time. Mami është mirë dhe faleminderit ata që kanë pyetur.

Ishte një javë shumë e vështirë sepse lexova komentet në rrjete… I pashë kryqëzimet që i kishin bërë Sarës, ishte gjykuar si e pamoralshme e shumë të tjera.

Moralin e saj e njoh, e kam zgjedhur me dëshirë. Unë i qëndroj deklaratës që ajo do të jetë nëna e fëmijëve të mi”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër Sara ka rrëfyer përjetimet në takimin e parë me familjarët e partnerit të saj.

“Më ka ardhur shumë keq për komentet. Kur kam shkuar në Kumanovë kam takuar familjen e Bardhit.

Ata ishin të ngrohtë dhe mikpritës. Më duan dhe më respektojnë dhe Bardhi bën shaka se i duket që më duan më shumë se ai”, tha ish-banorja e Big Brother VIP.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion