"Kur nuk dëgjohen..."/ Eurodeputeti bullgar për protestat në Tiranë: Të mbrohen të rinjtë që sfidojnë pushtetin

Bota

"Kur nuk dëgjohen..."/ Eurodeputeti bullgar për protestat

Eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev ka reaguar në lidhje me situatën në Shqipëri, nëpërmjet një postimi në platformën X. 

Kovatchev, i cili ka qenë dhe raportuesi i PE-së për raportet e progresit për Shqipërinë në 2023 dhe 2024, shkroi sot se të rinjtë shqiptarë kërkojnë më shumë se sa premtime. 

Ai u shpreh kundër dhunës në protesta, ndërsa theksoi se liria e tubimit dhe e shprehjes duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. 

Reagimi i Kovatchev:

Rinia e Shqipërisë kërkon më shumë se premtime: duan llogaridhënie, fund të korrupsionit dhe një të ardhme europiane të ndërtuar mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Zërat e tyre duhet të dëgjohen, shqetësimet e tyre të merren seriozisht dhe e drejta e tyre për të sfiduar në mënyrë paqësore ata që janë në pushtet duhet të mbrohet.

Liria e tubimit dhe e shprehjes duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Dhuna është e papranueshme, qoftë nga protestuesit apo nga forcat e rendit, dhe të gjitha pretendimet duhet të hetohen me proces të rregullt dhe me llogaridhënie.

 Europa dëshiron të mirëpresë një Shqipëri të përkushtuar ndaj vlerave tona europiane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion