“Ka shkuar thika në asht, IKNI!”/ Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës policore: O shteti pa shtet!

Showbiz

“Ka shkuar thika në asht, IKNI!”/ Irma Libohova shpërthen

Vala e revoltës popullore po merr një mbështetje gjithnjë e më të gjerë nga figurat më të njohura të artit dhe kulturës në vend.

Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka reaguar me tone të ashpra e me revoltuar ndaj ndërhyrjeve të dhunshme të policisë dhe shtypjes së protestuesve në rrugët e kryeqytetit.

Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, artistja e shquar ka dënuar sjelljen e pushtetit ndaj nënave, grave dhe studentëve, duke u rreshtuar hapur krah lëvizjes qytetare dhe duke kërkuar largimin e menjëhershëm të qeverisë.

“O shteti pashtet! Ka shkuar thika në asht.
Larg duart nga nënat, fëmijët, vajzat e gratë! Larg!
Larg duart nga studentët! Larg duart nga e ardhmja! IKNI!
Me protestën!”, shkroi ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion