I riu e pyet 'sa është bursa e studentëve', Blendi Klosi: NUK E DI! Shokohet gazetari: Ua ua si...

Këtë mbrëmje një debat mes studentëve dhe përfaqësuesit të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, është zhvilluar në studion e emisionit “Opinion”, ku në qendër të diskutimit kanë qenë edhe bursat për studentët ekselentë.
Gjatë bisedës, një prej të rinjve të pranishëm në panel e ka pyetur Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së se sa është bursa që përfitojnë studentët me rezultate të larta. Klosi është përgjigjur se nuk e dinte shumën, duke nxitur reagimin e studentit, i cili e pyeti se si ishte e mundur që një përfaqësues i lartë i PS-së të mos e dinte këtë shifër.
Ndërkaq nê debat ka ndërhyrë edhe gazetari Armand Shkullaku, i cili ka komentuar përgjigjen e Klosit me ironi.
Pjesë nga debati në studio:
Studenti: Sa është bursa?
Blendi Klosi: Nuk e di!
Studenti: Si nuk mund ta dijë Sekretari i PS-së?
Blendi Klosi: Hajde ta diskutojmë.
Studenti: 100 mijë lekë të vjetra, për çfarë del?
Armand Shkullaku: Ua, ua, ky nuk e di sa është bursa e studentëve.


