Harta e protestave shtrihet në të gjithë vendin, zgjohen me tensione nga Shkodra në Korçë

Aktualitet

Harta e protestave shtrihet në të gjithë vendin, zgjohen me
Protesta është shtrirë sot edhe në Laç e Burrel, qytete në të cilat nuk pati tubime në tre ditët e para të protestës.Në Burrel policia ka filluar shoqërimet pas tensionimit të situatës, ndërsa në Laç disa protestues kanë thyer xhamat e Pallatit të Kulturës.

Lezha, Shkodra, Burreli, Laçi, Elbasani dhe Korça janë zgjuar këtë të premte me protesta. 

Të rinjtë, gjimnazistë dhe studentë, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar. Në rrethe, tubimi shënon ditën e dytë të protestave.

Ndërkohë, në Lezhë ka pasur tensione mes protestuesve dhe Policisë, ku palët janë përplasur fizikisht. Në drejtim të një gjimnazi janë hedhur gurë. Më pas, Policisë i është dhënë urdhër të tërhiqet dhe të shmangë përplasjet me të rinjtë.

Ndërkohë, në Tiranë është njoftuar një tjetër protestë për këtë të premte, në orën 10:00, por deri më tani protestuesit nuk janë mbledhur.

Në tri ditët e mëparshme të protestave, tubimi ka nisur nga Ministria e Arsimit.

ME TE LEXUARAT