FOTO/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA takim me ambasadorin amerikan, Eric Wendt

Politikë

FOTO/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA takim me

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kingji përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fushën e mbrojtjes.

Gjatë takimit, Kingji vlerësoi kontributin e partnerit strategjik amerikan, veçanërisht në drejtim të modernizimit të kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

 Ai theksoi gjithashtu angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, me synim forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive.

 “Kënaqësi të zhvilloja një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Eric Wendt”, shkruan Kingji në reagimin e tij.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e mbrojtjes përbëjnë një element të rëndësishëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve, ndërsa modernizimi i kapaciteteve ushtarake dhe forcimi i sigurisë mbeten fusha të rëndësishme të bashkëpunimit.

ME TE LEXUARAT