“Boll më, po vrisni fëmijët e këtij vendi!”/ Me fëmijën në krahë mes kaosit, protestuesi ngre zërin
Lajmifundit
/
16 October 2026, 21:50
Aktualitet

Një moment prekës dhe mjaft i tensionuar është regjistruar gjatë protestës së ditës së sotme, ku situata ka shkuar në përplasje dhe kaos.
Mes turmës së revoltuar, tymueseve dhe tensioneve të shumta, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë një qytetar, i cili ka dalë në shesh me fëmijën e tij të vogël në krahë.
I prekur thellësisht nga situata dhe me ton të lartë, ai i është drejtuar turmës dhe forcave të rendit me një thirrje dëshpëruese që ka pezulluar për disa çaste kaosin përreth:
"Boll vazhdoi kjo luftë! Po vrisni fëmijët e këtij vendi!" – ka bërtitur ai, duke mbajtur shtrënguar foshnjën e tij.


