Flet ushtaraku që ekzekutoi vëllezërit tropojanë në Tiranë: Më rrahën barbarisht...

Gjykata Penale ka lënë në burg Ngushëllim Manzin, autorin e vrasjes së dy vëllezërve Selam dhe Nazmi Islamaj, 30 dhe 48 vjeç, ndërsa la të plagosur vëllain e tretë, Shefqet Islamaj, 44 vjeç.
Bëhet me dije se gjatë seancës, avokati i autorit, i cili ishte punonjës i Policisë Ushtarake, ka deklaruar se gjatë konfliktit që nisi mes tyre, të cilët ishin fqinj, vëllezërit kanë dhunuar barbarisht autorin dhe prindërit e tij.
Sherri mes tyre ka nisur për kalimin e një betoniereje, pasi në banesën e tre vëllezërve po kryheshin punime në pjesën e murit rrethues.
Ngushëllim Manzi, qëlloi me armë zjarri drejt tre vëllezërve, duke lënë dy pre tyre të vdekur dhe njërin të plagosur.
Tre vëllezërit Selam, Nazmi dhe Shefqet Islamaj, ishin nga Tropoja, ndërsa autori nga Tirana. Vëllezërit dhe autori ishin fqinj, ndërsa shkak i konfliktit mes tyre dyshohet se është bërë një mur rrethues në oborrin e banesave të vëllezërve.Sipas banorëve të zonës, në momentin kur në vendngjarje kishte mbërritur një betoniere, autori kishte kundërshtuar hedhjen e betonit, çka solli nisjen e debatit mes tyre, i cili më pas përfundoi me përdorimin e armës së zjarri
Sipas njoftimit të Policisë, nga të shtënat, njëri prej vëllezërve 30-vjeçari Selam Islamaj mbeti i vdekur në vend, ndërsa Nazmi Islamaj 48 vjeç ka humbur jetën pasi u transportua në spital. Vëllai i tretë, 44-vjeçari Shefqet Islamaj po merr ndihmë mjekësore në spital.
Autori u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe iu sekuestrua edhe arma me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.


