Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, momenti kur fëmija i vogël e përqafon

Një moment emocionues është regjistruar gjatë protestës së sotme, ku familjarët i kanë çuar ushqim një efektivi policie që ndodhej në krye të detyrës.
Pamjet më prekëse janë ato kur fëmija i vogël i afrohet efektivit dhe e përqafon, duke krijuar një moment të ngrohtë mes tensioneve të protestës.
Policia ka arrestuar 55 persona, mes tyre edhe dy të mitur, pas akteve të dhunës gjatë protestës së 14 tetorit para Ministrisë së Arsimit dhe në disa zona të kryeqytetit. 98 shtetas të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa 51 punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar.
Protesta e sotme në Tiranë është shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe Policisë, dëmtime të institucioneve shtetërore dhe bizneseve private, si dhe shkatërrimin e disa pajisjeve dhe automjeteve.


