Ergys Verdho jep dorëheqjen nga posti i drejtorit të Hekurudhës Shqiptare

Aktualitet

Ergys Verdho jep dorëheqjen nga posti i drejtorit të Hekurudhës
Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, për shkak të protestave masive kundër tij, konfirmohet akti i parë i largimeve.

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho teksa dilte nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pranoi se kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij.

“Kam dhënë dorëheqje nga detyra. Në SPAK isha për histori të vjetra.”, tha ai. Sakaq, priten largime masive nga drejtuesit e institucioneve.

Kujtojmë se nesër është thirrur një protestë kombëtare në orën 10:00, ku është ftuar dhe diaspora. Rinia shqiptare proteston prej 11 ditësh kundër qeverisë Rama, ndërsa kërkon dorëheqjen e kryeministrit, si një kërkesë e panegociueshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion