Protestat në Tiranë, 16 të arrestuarit dalin sot para gjykatës për masat e sigurisë
Lajmifundit
/
23 October 2026, 10:38
Aktualitet

Para Gjykatës së Tiranës do të dalin ditën e sotme 16 persona, të arrestuar gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, për t’u njohur me masat e sigurisë.
Për katër prej protestuesve do të vendosë gjyqtari Edvan Veçani, ndërsa për 12 të tjerë do të vendosë gjyqtari Sokol Shehu.
Gjatë këtyre ditëve të protestave të dhunshme në Tiranë, para gjykatës ka dalë një numër i konsiderueshëm protestuesisht. Por pavarësisht se arrestimet janë cilësuar kryesisht të ligjshme, masat e sigurisë të vendosura ndaj tyre kanë qenë të lehta, kryesisht ‘detyrim paraqitje’.


