“Te Kryeministria, në orën 10:00”/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë
Lajmifundit
/
20 October 2026, 15:51
Aktualitet

Një thirrje për protestë është publikuar për ditën e shtunë, në orën 10:00, para Kryeministrisë në Tiranë.
Ajo u drejtohet të rinjve, shqiptarëve brenda vendit dhe diasporës, si dhe tifozëve të organizuar, me synimin për t’i bashkuar në një protestë të përbashkët.

Në posterin e publikuar, protesta prezantohet me moton “Protestë rinore, kombëtare dhe diasporë”, ndërsa si pjesëmarrës të synuar përmenden rinia, kombëtarët, diaspora dhe grupimet “Ultras”.