Përplasje fizike te Kryeministria! Policia godet dhe shoqëron me forcë vajzat protestuese

Aktualitet

 Përplasje fizike te Kryeministria! Policia godet dhe shoqëron me

Përplasje të ashpra dhe tensione janë regjistruar sërish përballë godinës së Kryeministrisë gjatë orëve të mbrëmjes. 

Pas një ndërhyrjeje të parë shpërndarëse nga forcat e rendit, protestuesit janë rigrupuar përsëri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të vijuar qëndresën.

Për të zmbrapsur turmën e konsoliduar, policia përdori mjetet me ujë me presion si dhe sasi të mëdha gazi lotsjellës.

Pavarësisht spërkatjeve me ujë dhe lëndëve kimike, një grup vajzash refuzoi të largohej duke qëndruar direkt përballë kordonit policor.

Ngjarja degradoi në përplasje të drejtpërdrejta fizike me efektivët e repartit “Shqiponja”, ndërsa nga turma u dëgjuan thirrje të njëpasnjëshme drejtuar forcave të rendit: “Mos i qëllo vajzat!”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion