E TRISHTË / Këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare (FOTO+EMRI)

Showbiz

E TRISHTË / Këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në

Këngëtarja nga Kosova, Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare, ka njoftuar familja e saj

Artistja prej kohësh po përballej me tumor në tru, një betejë të cilën nuk mundi ta fitonte.

Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, për të ishte organizuar edhe një aktivitet për mbledhjen e fondeve, me qëllim mbulimin e kostove të trajtimit mjekësor.

"Mëngjesin e sotëm na erdhi pa ty Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë shpirt i bardhë”, shkroi motra e saj.

Rinesancë lëvroi përgjithësisht rrymën hip-hop e rap, me tekse mjaft personale e shprehëse.

Në dhjetor të vitit 2025, ajo publikoi albumin e saj me 12 këngë, “Muzikë Mbijetese.”

-1000-0-screenshot-20261023-191608-facebook-6adb970506790.jpg

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion