Debati për veprën e Aleksandër Moisiut në Durrës / Autori: Kam dalë nga klishetë e një figure që njihet nga fotografia

Aktualitet

Debati për veprën e Aleksandër Moisiut në Durrës /

Busti i Aleksandër Moisiut në Universitetin e Durrësit ka ngjallur reagime. Në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet, ku shumë prej tyre shprehin pakënaqësinë për pamjen e re të aktorit të madh.

Shumë e quajnë si “shkatërrim të figurës së tij”, madje e konsiderojnë të njëjtë me incidentin e Çerçiz Topullit në Gjirokastër para disa javësh.

Autori i veprës është profesori i skulpturës dhe njëherazi dekani i Universitetit të Arteve të Bukura, Sadik Spahija, i cili e quan “krenari” këtë vepër të tij.

Ditën e sotme, autori ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u shpreh se njerëzit nuk e kanë njohur Aleksandër Moisiun për së gjalli.

“Jam krenar për këtë vepër! Njerëzit nuk e kanë njohur Aleksandër Moisiun për së gjalli. Kam dalë nga klishetë e një figure qe njihet nga fotografia… Kam ftuar spektatorin në një dinamik mendimi…Secili mund të mendojë ç’të dojë”, tha Sadik Spahija.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion