Dy mina të fshehura prej vitesh në murin e një pallati në Vlorë, ndërhyjnë forcat xheniere

Aktualitet

Dy mina të fshehura prej vitesh në murin e një pallati në

Përgjatë orëve të pasdites, një telefonatë ka mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës. Bëhej fjalë për dy mina, të cilat ishin evidentuar nga banorët e një pallati 4-katësh në lagjen “Pavarësia”.

Minat besohet se ishin vendosur shumë vite më parë në brendësi të murit, në hyrje të pallatit, pranë një sahati të energjisë elektrike. Amortizimi i murit ka bërë që ato të dallohen nga banorët, të cilët kanë njoftuar policinë.

Efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke siguruar territorin dhe më pas kanë pritur forcat xheniere për të bërë të mundur largimin e minave nga pallati.

Me ndihmën e forcave xheniere, minat janë larguar nga pallati pranë zonës së “Aleksandrisë”, duke shmangur rrezikun që vinte prej tyre. Mendohet se bëhet fjalë për armatime të vitit 1997.

ME TE LEXUARAT