Shpërthim me tr'itol në Shkodër, hidhet në erë automjeti i ekspertit të policisë (EMRI)

Aktualitet

Shpërthim me tr'itol në Shkodër, hidhet në erë

Një shpërthim i fuqishëm me tritol është regjistruar në lagjen Kiras të Shkodrës, ku objektiv ka qenë automjeti i ekspertit të Policisë së Shkodrës, Ardian Baçina.

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse ka shpërthyer në automjetin e efektivit, ndërsa shpërthimi raportohet të ketë qenë i fuqishëm.

Pas ngjarjes, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendin e incidentit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat, si dhe për të identifikuar autorët e mundshëm.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja mund të jetë e lidhur me detyrën e ekspertit të Policisë, por kjo pistë mbetet për t’u verifikuar nga hetimet.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në lagjen “Guerrile”, automjeti i shtetasit A. B., punonjës policie, i parkuar në rrugë pranë banesës, është dëmtuar, dyshohet me lëndë plasëse.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit apo autorëve.

ME TE LEXUARAT