Dhuna zhvendoset në rrugën e Elbasanit, protestuesit shkatërrojnë kryqëzimin te xhamia e Namazgjasë
Lajmifundit
/
14 October 2026, 19:21
Aktualitet

Pasi shkatërruan dhe dogjën disa biznese në bulevardin “Dëshmoprët e Kombit”, protestuesit kanë lëvizur, duke mbërritur në kryqëzimin e madh në rrugën e Elbasanit, pranë xhamisë së Namazgjasë.
Siç duket në pamjet e siguruara nga gazetarja Kleida Muka, protestuesit kanë shkatërruar kangjellat, semaforët dhe çdo gjë që gjejnë përpara.
Protestuesit janë gjithnjë në lëvizje dhe nivelin e dhunës e kanë vazhdimisht në rritje, duke mos kursyer asgjë që i del përpara.


