Deklarata e fortë nga Gjermania, Kurti: Koha që Kosova të hapë negociatat për në BE!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar para mediave në Samitin e Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Mal të Zi se Kosova ka funksionalitet demokratik, stabilitet institucional, rritje ekonomike, si dhe vëmendje të pashkëputur.
Ai shtoi se Kosova duhet ta marrë statusin e kandidatin dhe të hapë negociatat për hyrjen në BE.
“Tani është koha që vendi ynë të marrë statusin e kandidatin dhe të hapë negociatat për hyrjen në BE. Mu për këtë do të bëj thirrje sot dhe çdo ditë, kundrejt çdo lideri të BE-së, që të kërkojnë opinionin nga Komisioni Evropian për këtë çështje”, u shpreh Kurti.
Kurti sakaq, bëri thirrje që të zbatohen zotimet nga Samiti i Londrës i 2018-s “lidhur me drejtësinë për krimet e kryera gjatë luftës dhe për gjetjen e personave të zhdukur”.
“Jemi optimistë për të ardhmen sepse ne bashkëpunojmë dhe ne e mbajmë veten të angazhuar. Të angazhuar duke u mbështetur në vlerat e BE-së, duke i mbyllur derën Kremlinit dhe duke u fokusuar në punësimin e të rinjve dhe sundimin e ligjit”, përfundoi ai./ad


