"Po mbani vendet e punës me dhunë!" / Studentja shpërthen ndaj Maznikun: E quani normale të na fusni në burg?

Studentja Artenisa Lami është përplasur me deputetin e PS-së Arbjan Mazniku gjatë një debati televiziv, ku ka ngritur shqetësimet e saj për mënyrën se si po trajtohen protestuesit dhe studentët që prej ditësh janë pjesë e protestave kundër qeverisë.
Gjatë debatit, studentja iu drejtua Mazniku duke e pyetur se si mundet që përfaqësuesit e qeverisë mund të vazhdojnë të flasin në emër të qytetarëve që kërkojnë largimin e tyre.
“Si mund ta mbani me dhunë një vend pune, kur shqiptarët po kërkojnë që të zhdukeni, jo nga Shqipëria, por që të mos i përfaqësoni më?”, u shpreh Artenisa. “Si mund të futemi në BE? Mos e përsërisni më BE-në, ne nuk futemi dot në BE. Pse do të futemi? Do të na shitet gjysma e Shqipërisë? Do bëjmë kompromis për çdo gjë që të futemi në BE?”, deklaroi studentja.
Artenisa kundërshtoi atë që e cilësoi si normalizim nga ana e qeverisë të dhunës ndaj protestuesve, kontrolleve dhe arrestimeve të të rinjve, përfshirë edhe të mitur.
“Me çfarë guximi dilni në një studio televizive dhe thoni se është normale? Është normale të ushtrojmë dhunë, është normale t’ju kontrollojmë qeset, është normale t’ju fusim në burg, është normale t’ju rrahim në mënyrën më të ndyrë të mundshme. Kush jeni ju? Mund të më jepni një përgjigje tani?”, iu drejtua ajo Maznikut.
Deputeti iu përgjigj se ajo kishte të drejtë të mos ndihet e përfaqësuar prej tij, por, sipas tij, ajo nuk mund të flas në emër të shqiptarëve.
“Ti ke të drejtë të mendosh si të duash, të mendosh që unë nuk përfaqësoj dhe është krejt normale të mos të përfaqësoj ty në demokraci. Po ama, gjëja që ti nuk ke të drejtë të bësh është të flasësh në emër të të gjithë shqiptarëve”, tha Mazniku.
Artenisa kundërshtoi menjëherë, dhe i kujtoi deputetit të PS-së mijëra qytetarët e mbledhur në shesh për të protestuar dhe gjuhën e kryeministrit Rama ndaj tyre.
“I ke të gjithë në shesh. Mos e keni në trurin tuaj imagjinatën që shqiptarët ju duan. Ju kurrë nuk keni treguar edukatë me ne, as jeni sjellë në një mënyrë të edukuar ndaj nesh. Ju na keni ofenduar, që ne studentët nuk dimë të flasim”, u shpreh ajo në ‘Top Story’.
Artenisa: Si mund ta mbani me dhunë një vend pune, kur shqiptarët po kërkojnë që të zhdukeni, jo nga Shqipëria, por që të mos i përfaqësoni më? Si mund të futemi në BE? Mos e përsërisni më BE-në, ne nuk futemi dot në BE. Si të futemi në BE? Pse do të futemi?
Do të na shitet gjysma e Shqipërisë? Do bëjumë kompromis për çdo gjë që të futemi në BE? Pse përpiqeni t’i jepni përgjigje diçkaje që nuk ka përgjigje? Me çfarë guximi dilni në një studio televizive dhe thoni se është normale? Është normale të ushtrojmë dhunë, është normale t’ju kontrollojmë qeset, është normale t’ju fusim në burg, është normale t’ju rrahim në mënyrën më të ndyrë të mundshme. Kush jeni ju? Mund të më jepni një përgjigje tani?
Mazniku: Ti ke shumë të drejtë të mendosh..
Artenisa: Nuk dua të më japësh të drejtë.
Mazniku: Ti ke të drejtë të mendosh si të duash, të mendosh që unë nuk përfaqësoj dhe është krejt normale të mos të përfaqësoj ty në demokraci. Po ama, gjëja që ti nuk ke të drejtë të bësh është të flasësh në emër të të gjithë shqiptarëve.
Artenisa: I ke të gjithë në shesh. Mos e keni në trurin tuaj imagjinatën që shqiptarët ju duan. Ju kurrë nuk keni treguar edukatë me ne, as jeni sjellë në një mënyrë të edukuar ndaj nesh. Ju na keni ofenduar, që ne studentët nuk dimë të flasim. Ne, për çfarë kemi bërë gjithë këto ditë na ofendoi në mënyrën më të ndyrë të mundshme dhe pret që unë të kem edukatë dhe të sillem në mënyrën më të mirë me ju
Studentja ‘shpërthen’ ndaj Maznikut: Po mbanin vendet e punës me dhunë, shqiptarët duan të zhdukeni! E quani normale të na fusni në burg dhe të na kontrolloni
“Për Ballukun, Agasin apo Vlora Hysenin, Rama na këshillon të mos flasim”- Bardhi ironizon sulmin e Ramës ndaj protestuesve: Të rinjtë do që t’i shpallë fajtorë publikisht pa provë, pa vendim gjykate
Evakuohet ambasada e Ukrainës në Uashington pas zbulimit të një objekti të dyshimtë
Shifër e çmendur nga arabët, presidenti i klubit të Serisë A konfirmon: Më ofruan 3,5 miliardë euro ta shes
Të shtëna me armë në Paris, një i vrarë dhe 4 të plagosur, autoritetet franceze: Akt terrorist


