Çfarë po hetohet? Biznesmeni Behgjet Pacolli thirret në SPAK
Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Biznesmeni shoqërohet nga avokati i tij. Kujtojmë se Pacolli ka një çështje të hapur sa i takon aeroportit të Vlorës.
Pacolli është thirrur nga prokurorët e SPAK-ut për t’u pyetur si person në dijeni lidhur me hetimet që po kryhen për çështjen e Aeroportit të Vlorës.
Mësohet se vetë Pacolli (përmes kompanisë së tij Mabco Construction) ka bërë më parë një kallëzim lidhur me pengesat, përplasjet ligjore dhe ndërhyrjet administrative në aksionet dhe pronësinë e shoqërisë Vlora International Airport (VIA).
Pacolli ka akuzuar ndërhyrje të paligjshme në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe konflikt me aksionarët e tjerë sa i takon menaxhimit të projektit të Aerportit të Vlorës.
