Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Gjendet një person i pajetë pranë Lanës

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Gjendet një person i

Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë pranë lumit Lana në Tiranë.

Dyshohet se i ndjeri është endacak.

Rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura.

Pritet informacioni zyrtar nga Policia për vendndodhjen e saktë ku është gjetur trupi, identitetin e viktimës dhe veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:56, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT