Zyrtari rus: Ukrainasit u përpoqën të rrëzonin helikopterin e Putinit mbi Kursk

Pala ukrainase eshtë përpjekur të rrëzojë helikopterin e Vladimir Putin teksa fluturonte mbi rajonin e Kursk.
Ky është pretendimi i një zyrtari ushtarak rus, i cili shprehet se Putin ishte në ajër, duke fluturuar me një helikopter mbi rajonin e Kurskut, kur ndodhi një sulm i rëndë nga dronë ukrainase.
Siç deklaroi komandanti i mbrojtjes ajrore lokale, Yuri Dashkin, "intensiteti i sulmit u rrit ndjeshëm në momentin kur helikopteri i Komandantit Suprem po fluturonte mbi zonë".
Ai pretendoi se "helikopteri i presidentit ishte në epiqendrën e sulmit të zmbrapsur".
Vërehet se nuk ka raportime për ndonjë lëndim të Putin. Gjatë operacionit, forcat ruse pretendojnë se kanë rrëzuar gjithsej 46 dronë ukrainas.
⚡???????? BREAKING
— Inside the conflict (@Muhamma22474285) May 25, 2025
Ukrainian Drones Target Putin’s Helicopter Over Kursk
Ukrainian drones reportedly tried to attack Putin’s helicopter mid-flight near Kursk. Russian air defenses responded quickly and blocked the strike. No damage was reported. pic.twitter.com/TWPmGWXYhC
Informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Kremlini, megjithatë, ai i shtohet një serie publikimesh të ditëve të fundit që pasqyrojnë tensionin në rajonin e Kurskut, pas rimarrjes së territorit nga forcat ruse.
Sakaq, vetë Putini e vizitoi së fundmi rajonin, sipas një njoftimi të dhënë të mërkurën nga Kremlini./a2


