Goditën 58-vjecarin me sopatë, kapet autori i dytë i tentativës së vrasjes

Aktualitet

Goditën 58-vjecarin me sopatë, kapet autori i dytë i

Goditën me sëpatë 58-vjeçarin, Llesh Marku pas një konflikti, arrestohet Ndue Paluca.

Policia tha se ai u kap duke ikur për në Greqi, u arrestua në momentin që do hipte në autobusin e Konispolit.

Njoftimi: 

Kapet duke tentuar të largohej për në shtetin Grek, autori tjetër i ngjarjes së ndodhur në fshatin Shtyllas, ku babë e bir tentuan të vrisnin shtetasin Llesh Marku.

Pas disa orë kërkimesh të pandërprera, shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës.

Forcat operacionale të Komisariatit të Policisë Fier janë vënë në ndjekje të tij dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim N. P., 40 vjeç, në momentin që do hipte në autobusin e Konispolit, me qëllim që të largohej për në Greqi.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i këtij shtetasi për veprën penale "Vrasja me paramendim", e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

ME TE LEXUARAT