Zyrtarët amerikanë: Turistët që hyjnë në SHBA, do tregojnë historikun e 5 viteve të fundit të rrjeteve sociale

Bota

Zyrtarët amerikanë: Turistët që hyjnë në SHBA, do

Turistëve nga dhjetëra vende, mund t’u kërkohet historiku pesëvjeçar i mediave sociale, si kusht për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, sipas një propozimi të ri të zbuluar nga zyrtarët amerikanë.

Kushti i ri do të prekë njerëz nga dhjetëra vende që kanë të drejtë të vizitojnë SHBA-në për 90 ditë pa vizë, për sa kohë që kanë plotësuar një formular të Sistemit Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA).

Sipas propozimit, vizitorëve do t’u kërkohet të japin të dhënat e mediave të tyre sociale nga 5 vitet e fundit”, pa dhënë detaje të mëtejshme se cilat informacione specifike do të kërkohen.

Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, Presidenti Donald Trump ka ndërmarrë hapa për të forcuar kufijtë e SHBA-së, duke përmendur sigurinë kombëtare si një arsye kryesore.

Analistët thonë se plani i ri mund të paraqesë një pengesë për vizitorët potencialë ose të dëmtojë të drejtat e tyre dixhitale.

SHBA-të presin një fluks të madh turistësh të huaj vitin e ardhshëm, pasi do të organizojnë Kupën e Botës në futboll së bashku me Kanadanë dhe Meksikën, si dhe Lojërat Olimpike të vitit 2028 në Los Angeles.

Dokumenti i propozimit u paraqit nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare (CBP) dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS), pjesë e të cilit është edhe agjencia.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion