Dyshohet se mori ryshfet, pezullohet nga detyra efektivi i Policisë Rrugore në Tiranë

Aktualitet

Dyshohet se mori ryshfet, pezullohet nga detyra efektivi i Policisë Rrugore

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë, është pezulluar nga detyra pasi dyshohet se ka marrë ryshfet ndaj gjatë ushtrimit të detyrës.

Policia njoftoi se efektivi K.K do të qëndroje i pezulluar nga detyra deri në sqarimin e plotë të rastit.

Masa u mor pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku pretendohet se një punonjës i Policisë Rrugore ka kryer një veprim të dyshuar të jashtëligjshëm gjatë ushtrimit të detyrës.

Kështu, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar menjëherë nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rastit, punonjësin e Policisë, inspektor K. K., me detyrë trupë shërbimi në Policinë Rrugore, në Komisariatin e Policisë Tiranë.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë procedimin hetimor.

Sipas policisë po bashkëpunohet me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), e cila ka nisur menjëherë kryerjen e veprimeve hetimore e procedurale, me qëllim sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion