Zuckerberg donte të zëvendësonte punëtorët me Inteligjencë Artificiale, stafi hidhet në protestë

Bota

Zuckerberg donte të zëvendësonte punëtorët me

Mark Zuckerberg kishte menduar tw bwnte një revolucion brenda Meta-s: më pak punonjës dhe më shumë inteligjencë artificiale. Por nuk ia doli. Sipas një investigimi të Reuters, kundërshtimi i fortë i stafit e detyroi drejtuesin e Meta-s të tërhiqej nga një pjesë e projektit vetëm pak orë para se të niste një valë e re pushimesh nga puna.

Reuters shkruan se drejtuesit e Meta-s kishin përgatitur një plan të brendshëm për ta kthyer kompaninë në një organizatë të mbështetur kryesisht te inteligjenca artificiale. Në disa skenarë të shqyrtuar, disa ekipe mund të shkurtoheshin deri në 60%, ndërsa shumë nga detyrat e përditshme do të kryheshin nga sisteme të inteligjencës artificiale.

Sipas dokumenteve të cituara nga Reuters, ristrukturimi ishte parashikuar të zhvillohej në dy faza. E para do të niste në maj, ndërsa e dyta në nëntor. Përveç largimeve nga puna, Meta planifikonte të mbyllte edhe vende të lira pune dhe të largonte punonjësit me performancë të dobët.

Megjithatë, mbrëmjen e 19 majit, vetëm pak orë para nisjes së fazës së parë të planit, Zuckerberg vendosi të mos vazhdonte me shkurtimet e mëtejshme. Kompania largoi rreth 10% të punonjësve, por anuloi fazën e dytë të ristrukturimit.

Sipas Reuters, projekti synonte që një pjesë e madhe e punës së kryer sot nga njerëzit të kalonte te inteligjenca artificiale, ndërsa punonjësit e mbetur do të kishin kryesisht rol mbikëqyrës.

ME TE LEXUARAT