“Zoti më shpëtoi jetën për një arsye”, Trump flet si fitues: Do të ndaloj luftërat

Bota

“Zoti më shpëtoi jetën për një arsye”,

Donald Trump po mban fjalimin e fitore, pas rezultateve bindëse në favor të tij në shumë shtete amerikane.

Ai gjatë fjalës së tij është shprehur se Zoti i shpëtoj jetën, duke iu referuar atentatit që ju bë disa muaj më parë, për të bërë në Amerikë më të madhe.

Ai tha se do të luftojë me të gjithë forcën, për të mbajtur premtimet që ka dhënë.

“Disa njerëz më kanë thënë se Zoti më shpëtoi jetën për një arsye. Dhe arsyeja ishte për ta bërë Amerikën të madhe. Nuk do të jetë një punë e lehtë, por unë do të vendos të gjitha forcat që kam për të luftuar për të. Është puna më e rëndësishme në botë. Ashtu si në mandatin e kaluar, ne do t'i zbatojmë premtimet tona”, tha ai.

Po ashtu Trump foli për luftrat në botë, duke thënë se do përpiqet t’i ndalojë ato dhe se me të vetmit që dëshiron të luftojë është ISIS.

“Në vitet e mia nuk kemi pasur luftëra. Unë nuk do të filloj një luftë, do të ndaloj luftërat. Ne duhej të merreshim vetëm me ISIS-in”, u shpreh ai ndër të tjera.

Po ashtu ai falënderoi bashkëhsorten e tij Melania, duke thënë se ajo i ka qëndruar pranë dhee ka bërë një punë të mrekullueshme.

“Falënderoj gruan time të mrekullueshme, Melania, që është pranë meje dhe ka librin numër 1 më të shitur në SHBA. Ka bërë një punë të mrekullueshme, punon shumë. Falenderoj familjen time, fëmijët e mi të mrekullueshëm”, tha Trump.

“Është koha për t'u bashkuar. Është koha për të vënë Amerikën në radhë të parë. Faleminderit, nuk do t'ju zhgënjej, e ardhmja e SHBA do të jetë e ndritshme. Zoti e bekoftë Amerikën”, tha ai në mbyllje të fjalimit

ME TE LEXUARAT