Zotëronte disa nga makina, del në ankand vetura personale e Mbretëreshës Elizabeth

Bota

Zotëronte disa nga makina, del në ankand vetura personale e

Makina mbretërore e Mbretëreshës Elizabeth II mund të jetë e juaja. Daimler Majestic i vitit 2001 në pronësi dhe drejtuar nga monarkja e ndjerë është aktualisht në ankand përmes Bonhams.

“Një mundësi shumë e rrallë për të zotëruar një automjet që Madhëria e Saj personalisht e ka zgjedhur [përcaktuar] dhe e ka vozitur,” njoftoi shtëpia e ankandeve.

“Kur makinat mbretërore hyjnë në treg, ato trajtohen me nderimin më të lartë. Ky Daimler i pakrahasueshëm me siguri do të jetë një pjsë e jashtëzakonshme për çdo koleksion”, shtoi shtëpia e ankandit, duke vlerësuar se do të shitet midis 45,000 dhe 75,000 dollarë.

Aktualisht ka 50 oferta, me më të lartën 59,000 dollarë. Mbretëresha e zotëronte makinën sportive deri në vitin 2007, kur ajo iu kthye Jaguar Daimler. Për 11 vitet e fundit makina ka qenë pjesë e koleksionit privat.

“Në pronësinë aktuale, makina është mbajtur në një garazh si pjesë e një koleksioni fantastik privat,” vuri në dukje Bonhams. “Duke u ofruar pa rezervë, do të shitet që në ofertën e parë.”

Mbretëresha Elizabeth II mbretëroi nga shkurti 1952 deri në vdekjen e saj në shtator 2022. Sipas vintagecarcollector.com, Mbretëresha ” zotëronte disa nga automobilat më të mrekullueshëm”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion