Tritol në derën e gjyqtarit, gazetarja tregon detaje: Është kërkuar lista e të liruarve nga amnistia

Aktualitet

Tritol në derën e gjyqtarit, gazetarja tregon detaje: Është

Gazetarja Anila Hoxha ka folur në lidhje me ngjarjen e shënuar në Shkodër, ku u vendos lëndë plasëse në portën e banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Hoxha tha se po hetohen disa pista, ku mes tyre po shikohet edhe lista e personave që janë liruar nga burgu nga amnistia penale pasi ka dyshime se kjo mund të jetë kryer nga një person që gjyqtari kohë më parë e ka shpallur fajtor.

“Vepra e referuar është ajo e kanosjes për shkak të detyrës. Dhe nga ajo që unë kam mësuar ata i kanë shtrirë hetimet e tyre në disa pista, ku ndër to kanë kërkuar që të administrohet edhe lista e amnistis penale të kësaj viti për të gjithë shtetasit që drejtoria e burgjeve ka liriuar në zbatim të amnistisë.

Ka dyshime që një person mund të jetë një nga shtetasit që gjyqtari i shkodrës e ka shpallur fajtor”, tha Hoxha ndër të tjera për “Top Story”.

Kujtojmë se shpërthimi ndodhi rreth orës 02:56 të mëngjesit të së dielës në banesën e gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Sakaq, ditën e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi që Sterkaj dhe familja e tij të mbrohen nga Garda e Republikës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion