Zjarri vazhdon të djegë Spanjën që prej 5 ditësh, shkatërrohen 7 mijë hektarë pyje

Bota

Zjarri vazhdon të djegë Spanjën që prej 5 ditësh,

Qeveria spanjolle ka nxjerrë në terren edhe 260 trupa nga Batalioni i Ndërhyrjes Emergjente, për të vënë kështu nën kontroll zjarret që kanë përfshirë Spanjën juglindore. Prej 5 ditesh qytetet si Jubrique, Farajan, Genalguacil dhe Pujerra po luftojnë me zjarrin, duke shkatërruar 7,000 hektarë pyje.

Zjarri vazhdon të djegë Spanjën që prej 5 ditësh,

Mediat vendase shkruajnë se në këto ditë janë evakuuar mbi 2 mijë persona, ndërsa është shënuar viktima e parë. Sipas autoriteteve përkatëse, viktima është një zjarrfikës 44-vjeçar. Prej ditësh janë në terren 600 profesionistë, ndërsa vazhdimisht kanë ndihmën e aeroplanëve me ujë dhe helikopterëve.

Zjarri vazhdon të djegë Spanjën që prej 5 ditësh,

Ndërkohë ministria e mbrojtjes ka thënë në një deklaratë për mediat se lufta kundër zjarrit është e vështirë për shkak të terrenit, por edhe nga "kushtet e pafavorshme të motit".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion