Kolesteroli i tepërt shkakton artrit, ja ushqimet që sugjerojnë mjekët

Mjekët gjithmonë këshillojnë që duhet të bëhet kujdes me kolesterolin në trup, pasi pasojat janë të shumta. Përveç probleme me zemrën, sipas mjekëve, kolesteroli shkakton probleme edhe në rënien e dendësisë kockore. Studimi i fundit ka treguar se kolesteroli shkakton osteoartrit, një lloj artriti, që ndodh kur indet e kockave shpërbëhen dhe dobësohen.
Në saj të kësaj situate, mjekët këshillojnë ushqimet që duhet të konsumoni për të kontrolluar sasinë e kolesterolit.
Tërshëra; Ky drith është i pasur me fibër të tretshme, të cilën mund ta gjeni edhe tek mollët, kumbullat dhe dardhat. Sipas të dhënave, fibra ndihmon organizmin të mos përthithë shumë kolesterol në gjak.

Avokadot; Avokadot përmbajnë yndyrna mono-të-pangopura të cilat mbajnë nën kontroll nivelet e kolesterolit të keq.
Elbi; Ky drith është shumë i pasur me fibër. Ai mund të gatuhet dhe konsumohet në mënyra të ndryshme dhe aspak të mërzitshme.
Arrat; Arrat ofrojnë acide yndyrore mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura, sidomos nëse konsumohen të pagatuara.

Vaji i Ullirit; Ky vaj është një burim i shkëlqyer i yndyrnave mono-të-pangopura dhe acideve yndyrore omega-3 të cilat rrisin nivelin e përthithjes së kalçiumit dhe ndihmojnë në ruajtjen e dendësisë kockore.
Salmoni; Peshqit si salmon dhe sardelet janë të pasura me acidet yndyrore omega-3 të cilat ulin rrezikun e atakut në zemër./AgroWeb.


