Zjarri në Turqi, partia e Erdogan: Është vënë qëllimisht nga terroristët kurdë të PKK-së

Bota

Zjarri në Turqi, partia e Erdogan: Është vënë

Zjarri në Turqi vijon të jetë jashtë kontrollit, kjo për shkak edhe të erërave të forta. Si pasojë kanë ndërruar jetën 5 persona, ndërsa shumë të jetë janë evakuuar. Kujtojmë se shumë turistë janë larguar nga pushimet, duke “braktisur” zonën e Antalias.

Kjo situatë, shkruajnë mediat pro- qeveritare, është shkaktuar nga pjesëtarët e organizatës PKK, të cilët po vënë zjarre të qëllimshme në pyje. Një video që është virale, ku janë pamjet e filmuara nga sateliti, tregojnë dy persona që qarkullojnë në zonën problematike.

Deputeti i partisë së Erdogan, AKP, Ibrahim Melih Gokcek, përmes një postimi në Tëitter shkruan se nuk ka dyshim se në atë video janë dy anëtarë të grupit në fjalë, janë të përfshirë.

ME TE LEXUARAT