Asnjë lajm i mirë nga shqiptarët në Tokio, Smajlaj zë vendin e 18, Erkand Qerimaj renditet i 9

Sport

Asnjë lajm i mirë nga shqiptarët në Tokio, Smajlaj zë

Në performancën e sotme në Lojrat Olimpike, atleti Izmir Smajlaj ka dhuruar një performancë pozitive në disiplinën kërcim. Shkodrani në provën e tij të dytë ka kërcyer 7.86 metër, duke zënë vendin e nëntë në baderinë e tij kualifikuese. Por, e ka patur të vështirë për t’u kualifikuar në finale, pasi në renditjen e përgjithshme është pozicionuar i 18 nga 32 atletëtë pjesmarrës. Në garën finale kualifikohen vetëm 12 atletët më të mirë.

Së bashku me Izmirin, ditën e sotme, ka mbyllur garimin edhe peshëngritësi Erkand Qerimaj. Me 338 kilogramë në dygarësh ai është renditur i pari në baderinë e tij kualifikuese, por në renditjen e përgjitshme ka zënë vendin e nëntë. Qerimaj garoi në kategorinë deri 81 kilogramë për meshkuj.

Asnjë lajm i mirë nga shqiptarët në Tokio, Smajlaj zë

E vetmja nga ekipi kombëtar që nuk ka garuar ende në Lojrat Olimpike është atletja Luiza Gega.

Asnjë lajm i mirë nga shqiptarët në Tokio, Smajlaj zë

Ajo do të zbresë në pistë më 1 gusht ora 13:00, ndërsa garon në disiplinën e 3000 metrave me pengesa. Synimi i Luizës është kualifikimi në finale, ndërsa për medalje konsiderohet si e pamundur.

ME TE LEXUARAT