“Nuk guxon të më prekesh me dorë, jam grua e martuar!”, debat mes Gjestit dhe Rozanës në BBV, shkak bëhet vaska

Showbiz

“Nuk guxon të më prekesh me dorë, jam grua e

Pas eliminimit të tij nga BBV Kosova dhe hyrjes së tij në BBV Albania, këngëtari Gjesti ka nisur debatet e tij të para me Rozanën, duke e provokuar këtë të fundit se do i futej në vaskë kur ajo të lahej. Një gjë e tillë nuk u pranua nga këngëtarja, e cila i tha disa herë me ton serioz “me mua s’guxon ti”.

Gjesti, i “shtyrë nga kureshtja”, ka pyetur këngëtaren se përse ai nuk mund të marrë një guxim të tillë, por Rozana i tha prerë se “jam grua e martuar, nuk afrohesh dot fare tek unë”.

Gjesti: E kur më thua ti mua s’guxon, kjo do të thotë që ti po më provokon që unë të hyj (në vaskë) sepse ke qejf!

Rozana: Jo, e kam me mos guxo.


Gjesti: Okej.

Rozana: Ti nuk guxon të më prekesh mua me dorë. Ti nuk guxon të afrohesh.

Gjesti: Kush tha? Ja ku rri unë, përmbi

Rozana: Ti nuk guxon të më prekesh mua me dorë. E para një herë jam grua e martuar, nuk afrohesh dot fare tek unë.

Ky diskutim bëri që këngëtarja t’i afrohet Gjestit duke ngritur dhe gishtin, ndoshta për të treguar më shumë autoritet, por ai e pyeti se përse po e bën ajo një veprim të tillë.

“Zemra unë bëj ç’të dua, kjo është shtëpia ime!”, ishte përgjigjia e Rozanës.

Pas disa toneve serioze mes kësaj dyshe, Gjesti u zmbraps nga provokimi i tij, duke thënë se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë (t’i futet në vaskë), sepse siç tha ai, e respekton këngëtaren.

Debati i plotë:

Rozana: Gjesti, se mos na hidhesh në vaskë. Hidhu tani sa është bosh

Gjesti: Jo, nuk dua. Tani do futem të lahem me juve.

Rozana: Me mua s’guxon ti!

Gjesti: Pse?

Rozana: Me mua s’guxon ti!

Gjesti: Pse s’guxoj? Ti ke vetëm të drejtën për tu çuar.

Rozana: Shih, shih. Hajde këtu. Me mua s’guxon

Gjesti: Pse?

Rozana: Sepse kështu them unë.

Gjesti: E kur më thua ti mua s’guxon, kjo do të thotë që ti po më provokon që unë të hyj (në vaskë) sepse ke qejf!

Rozana: Jo, e kam me mos guxo.

Gjesti: Okej.

Rozana: Ti nuk guxon të më prekesh mua me dorë. Ti nuk guxon të afrohesh.

Gjesti: Kush tha? Ja ku rri unë, përmbi

Rozana: Ti nuk guxon të më prekesh mua me dorë. E para një herë jam grua e martuar, nuk afrohesh dot fare tek unë

Gjesti: E pse po më afrohesh mua kështu?

Rozana: Jo, jo s’po afrohem fare. Po nuk të kam frikë unë ty. Unë afrohem se nuk të prek me dorë.

Gjesti: Po prit pra, se unë kam qejf të flas kështu në distancë (zmbrapset).

Rozana: Rri aty. Tani, mos guxo të futem unë këtu (në vaskë), e të fusësh këmbën ti aty.

Gjesti: E ti mendon se unë bëj kështu gjestesh?

Rozana: Jo unë nuk po e mendoj, po të paralajmëroj.

Gjesti: S’ke nevojë për ta thënë. Pse po e çon gishtin?

Rozana: Zemra unë bëj ç’të dua, kjo është shtëpia ime!

Gjesti: Tani, e ti po më provokon keq mua.

Rozana: Unë i kam bërë para teje këto, kam qenë para teje aq vjeç sa je ti tani.

Gjesti : E çfarë lidhje ka kjo? Çfarë njeriu, nuk bëj ashtu gjestesh.

Rozana: E respektoj që nuk e bën.

Gjesti: Të respektoj normal se nuk jam stupid (budalla)! A je normal?

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion