Zjarr në zonën e arbëreshëve në Itali, zjarrëfikësit evakuuojnë 100 banorë

Bota

Zjarr në zonën e arbëreshëve në Itali,

Zona e arbëreshëve në Itali, Piana degli Albanesi, në Strasatto është përfshirë nga zjarri një natë më parë. Mediat italianë shkruajnë se pë rpasojë, 100 banorë janë evakuuar, ndërsa mësohet se u shuan zjarret që kërcënojnë tre fshatra në ishullin italian të Sicilisë, Piana degli Albanesi, Strasatto Altofonte dhe San Giuseppe Jato.

“Ky është një zjarr unik. Ne jemi organizuar masivisht dhe disa punëtorë u plagosën gjatë shuarjes së flakëve”, thonë punonjësit, ndërsa ka ndërhyrje të tjera ajrore në zonën përreth.

Siçilia Lindore po digjet gjithashtu, në Catania një zjarr i madh ka rënë në periferi të qytetit, midis Fossa della creta dhe Palermos. Flakët janë përhapur shumë dhe trafiku është bllokuar si masë paraprake.

ME TE LEXUARAT