Përleshje me thikë dhe armë zjarri në Berlin, plagosen 4 persona
Lajmifundit
/
31 July 2021, 13:30
Bota

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në Berlin një ditë më parë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se personat e plagosur u plagosën me thikë, njëri prej tyre u qëllua me armë.
Të plagosurit janë 3 burra dhe një grua, ndërsa policia ka nisur hetimin, duke marrë në pyetje dëshmitarët. Aktualisht, një i dyshuar ka përfunduar në burg.


