Zhdukja e avionit në Rusi me 28 persona në bord, dyshohet se ka rënë në det

Detaje të reja kanë dalë nga zhdukja e avionit AN-26 në Rusi. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se dyshohet se avionic ka rënë në det. Po i njëjti burim ka treguar se disa anije janë nisur për në vendin ku besohet se ka rënë aeroplani, përderisa po përgatitej që të aterronte.
Gjithashtu, shkruhet se moti në atë zonë ishte me vranësira dhe dyshohet që kjo të jetë një shkak. Aeroplani, i cili ishte nisur nga kryeqyteti rajonal, Petropavlovks-Kamchatsky për në fshatin Palana, i cili ndodhet në pjesën veriore të gadishullit, e humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror gjatë fluturimit.
Autoritetet thanë se ekipet e kërkim-shpëtimit janë rrugës për të shkuar në zonën ku është humbur kontakti me aeroplanin. Në njoftim thuhet se në aeroplanin e zhdukur ndodheshin 22 pasagjerë e gjashtë anëtarë të ekuipazhit.


