Po drejtonte autoshkollën pa patentë dhe i dehur, pranga 28-vjeçarit, kapet shoferi që përplasi karrocën

Aktualitet

Po drejtonte autoshkollën pa patentë dhe i dehur, pranga

Dy persona janë arrestuar nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në pranga është vënë Fabio Telhaj, 28 vjeç pasi është kapur duke drejtuar një automjet autoshkollë në gjendje të dehur dhe pa patentë.

Ndërkohë që Genci Gorovelli, 47 vjeç është arrestuar pasi ditën e djeshme duke udhëtuar me makinë ka përplasur një karrocë që tërhiqej nga një kafshë.

Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi E. G., 40 vjeç, banues në Lifaj, i cili po udhëtonte me karrocën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion