Zhduket liderja e opozitës së Venezuelës, anulohet konferenca për fituesen e Nobelit për Paqe, María Corina Machado

Bota

Zhduket liderja e opozitës së Venezuelës, anulohet konferenca

Konferenca e sotme për shtyp në Oslo me fituesen e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Korina Maçado, udhëheqësen e opozitës së Venezuelës, u anulua, sipas Institutit Norvegjez të Nobelit, i cili shtoi se “nuk ka asnjë informacion” mbi vendndodhjen e saj.

Maçado është parë publikisht për herë të fundit më 9 janar gjatë një proteste në Karakas, ku kundërshtoi betimin e Nicolás Maduro-s për mandatin e tij të tretë presidencial.

Konferenca e sotme për shtyp, e cila tradicionalisht zhvillohet nga fituesi i Nobelit një ditë para ceremonisë së ndarjes së çmimeve, pritej të ishte paraqitja e saj e parë publike pas 11 muajsh. Megjithatë, ajo fillimisht u shty disa orë para nisjes dhe më pas u anulua plotësisht.

Instituti deklaroi se Maçado “ka thënë në intervista se udhëtimi drejt Oslos do të ishte jashtëzakonisht i vështirë”. Megjithatë, familja e saj kishte mbërritur tashmë në kryeqytetin norvegjez për ceremoninë e së mërkurës. As nëna e saj nuk e ka parë që prej janarit.

Ekipi i Maçados nuk ka dhënë asnjë koment. Por, sipas The Guardian, ka të dhëna se Maçado ka mbërritur në Evropë, ndoshta me ndihmë nga SHBA, duke u larguar nga Venezuela përmes Porto Rikos.

Në vendin e saj ajo akuzohet për “veprime konspirative, nxitje urrejtjeje dhe terrorizëm”. Nëse largohet nga vendi për të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit, autoritetet e Venezuelës do ta konsiderojnë atë “të arratisur”. /Reuters

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion