Zbulim pranë Aleksandrisë, arkeologët gjejnë një anije nga Egjipti i lashtë

Një ekip arkeologësh ka zbuluar një anije luksoze nga Egjipti i lashtë pranë brigjeve të Aleksandrisë, që përputhet me përshkrimin e një historiani grek të shekullit të parë.
Anija anija 2000-vjeçare është 35 metra e gjatë dhe është ndërtuar për të mbajtur një pavijon qendror me një kabinë të dekoruar.
Një ekip arkeologësh nga Instituti Evropian për Arkeologjinë Nënujore e gjeti anijen në ujërat pranë ishullit të fundosur të Antirhodos, i cili ishte pjesë e portit të lashtë të Aleksandrisë.
Historiani grek vizitoi qytetin dhe përshkroi anije luksoze si kjo, duke deklaruar se ato ishin të destinuara për ekskursione nga anëtarët e oborrit mbretëror, si dhe për grupe njerëzish që udhëtonin nga Aleksandria në festivale dhe festime të ndryshme.
Siç e përshkroi historiani, këto anije ishin plot me njerëz si ditën ashtu edhe natën, dhe kishte muzikë dhe valle pa limit.
“Kjo është jashtëzakonisht emocionuese, pasi një anije e tillë u zbulua për herë të parë në Egjipt. Këto anije përmenden nga autorë të ndryshëm të lashtë, ato përfaqësohen edhe në disa mozaikë, por zakonisht ishin shumë më të vogla,” tha historiani.
Deri më tani, vetëm një pjesë shumë e vogël e kësaj zone është eksploruar dhe gërmimet nënujore pritet të vazhdojnë.


