Zgjohet në 5 të mëngjesit për të kapur karavidhe, njihuni me jetën e 101-vjeçares amerikane

Bota

Zgjohet në 5 të mëngjesit për të kapur karavidhe,

Njihuni me Virginia Oliver, gruaja 101-vjeçare që ka bërë të gjithë për vete. Me imazhin e gjyshes perfekte, ajo është fotografuar duke kapur karavidhe në oqeanin Atlantik dhe tashmë të gjithë po flasin për të. Fox News shkruan se gjyshja e ka këtë një hobi dhe asgjë ndër vite nuk e ka ndaluar ta ndjekë.

Media në fjalë shkruan se 101-vjeçarja e tërheq karavidhen me magnet, duke bërë që të gjithë ta komentojnë, duke ditur më shumë për hobin e saj. Ajo për FoxNews ka treguar më shumë për rutinën e saj, që gjithmonë lidhet me kapjen e karavidheve.

Ajo ka treguar se dita e saj nis në orën 04:45 të mëngjesit. Vetë merr makinën dhe niset për tek varka e vjetër që ia ka lënë burri i saj, që tashmë nuk jeton më. Ajo bën me dije se këtë nuk e bën çdo ditë, për 3 herë në javë dhe këtë e ka nisur që në moshën 8-vjeçare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion