Tentoi të vriste Edison Begajn në sy të fëmijëve, shpallet në kërkim autori i dyshuar

Aktualitet

Tentoi të vriste Edison Begajn në sy të fëmijëve,

VLORË

Policia e Vlorës ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar për atentatin ndaj Edison Begajt, ndodhur më 29 maj pranë shtëpisë së 41-vjeçarit. Policia thotë se autori i dyshuar është Mitri Prifti, 36 vjeç nga Tirana.

Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Vlorës me “arrest me burg” për veprën penale “vrasja me paramendim dhe armëbmajtje pa leje”. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, e në atentat, i plagosur mbeti Begaj.

41-vjeçari tanimë është në prangat e policisë, pasi gjatë një aksioni blic të RENEA-s në qytetin e Vlorës atij iu gjet e iu sekuestrua një pistoletë pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Zbardhet tentativa e vrasjes së 41-vjeçarit, e ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 29.05.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Kaninë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E. B.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, veprimeve hetimore procedurale, si dhe provave ligjore (shkencore) të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë e mundur shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit:

•Mitri Prifti, 36 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

 

 

ME TE LEXUARAT