Zgjedhjet në Moldavi shënjestër e hakerave, bien 4 mijë faqe online, kryeministri: Sulme të orkestruara

Bota

Zgjedhjet në Moldavi shënjestër e hakerave, bien 4 mijë faqe

Ndërsa zgjedhjet parlamentare janë duke u zhvilluar në Moldavi, kryeministri Dorin Recean denoncon se dje dhe sot, infrastruktura që lidhet me procesin zgjedhor ka qenë shënjestër i disa përpjekjeve për sulme kibernetike.

Recean shpjegoi se hakerat shënjestruan portalin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe disa qendra votimi jashtë vendit.

“Të gjitha sulmet u zbuluan dhe u neutralizuan në kohë reale, pa ndikuar në procesin zgjedhor, por aktualisht agjencia kombëtare e sigurisë kibernetike (STISC) ka urdhëruar bllokimin e platformës host.md për shkak të një sulmi masiv, i cili ka bërë afërsisht 4,000 faqe interneti të paoperueshme. Sulmet po orkestrohen njëkohësisht”, shtoi ai.

Zgjedhjet në Moldavi shënjestër e hakerave, bien 4 mijë faqe

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion