Zelenskyy e nënshkruan ligjin që lejon të dënuarit me burg të shërbejnë në ushtri

Bota

Zelenskyy e nënshkruan ligjin që lejon të dënuarit me burg
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë nën kushte të caktuara në Forcat e Armatosura të vendit.

Parlamenti ukrainase e kishte miratuar projektligj më 8 maj, pasi Qeveria kishte hequr dorë nga kundërshtimi i tij.


Ky ligj u fut në fuqi në një kohë kur Ukraina është duke u përballur me mungesë personeli ushtarak në luftën kundër ushtrisë ruse.

Moska e nisi pushtimin e jashtëligjshëm dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

Kievi e ka kritikuar Rusinë për rekrutimin e të dënuarve nga burgjet ruse për të luftuar në shkëmbim të lirimit të tyre nga burgu.

Raportet në muajt e fundit kanë gjetur se ish të burgosurit kanë kryer krime të rënda në vend, pasi kanë shërbyer në luftë.

Më herët, Ministria e Drejtësisë kishte thënë se Ukraina nuk po formon diçka të ngjashme me grupin mercenar rus, Wagner, që në radhët e veta ka angazhuar edhe përdhunues dhe vrasës.

Të premten, Rusia i vazhdoi sulmet në rajonin verilindor të Ukrainës, Harkiv, ku Moska synon ta krijojë një “zonë neutrale”.

Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, gjenerali Oleksandr Syrskiy, tha më 17 maj se zona e luftimeve është zgjeruar për 70 kilometra.

Kjo e ka detyruar Kievin, i cili përballet me mangësi në fushëbetejë tashmë, të dërgojë më shumë trupa në këtë zonë lufte dhe të dobësohet në pjesët e tjera./REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion