Mbreti Charles bën udhëtimin e parë jashtë Britanisë pasi u diagnostikua me kancer

Bota

Mbreti Charles bën udhëtimin e parë jashtë Britanisë

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla do të shkojnë në Francë më 6 qershor ka njoftuar Pallati Buckingham.

Ky do të jetë udhëtimi i parë i Charles jashtë vendit pasi u bë e ditur se ai vuan nga kanceri.

Monarku 75-vjeçar rifilloi daljet publike më 30 prill ndërsa po trajtohej për kancer.

Sipas njoftimit, ai do të marrë pjesë në një ceremoni në memorialin britanik Verre-sur-Mer në Normandi.

Djali i tij, Princi William, do të marrë pjesë në shërbimin përkujtimor ndërkombëtar në Omaha Beach, së bashku me shumë krerë shtetesh dhe veteranë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion