Zelensky sot në SHBA, mediat franceze: Trump ia anuloi vizitën në momentin e fundit, por ndërhyri Macron

Bota

Zelensky sot në SHBA, mediat franceze: Trump ia anuloi vizitën në

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump, takimi i parë ky që pas marrjes së pushtetit nga republikanët.

Pritet që Zelensky të mbërrijë në Shtëpinë e Bardhë këtë pasdite dhe do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me Trumpin.

Në prag të kësaj vizite, mediat franceze kanë treguar edhe një prapaskenë që tregon marrëdhëniet e tensionuara mes Trump dhe Zelenskyt. Sipas këtyre mediave, presidenti amerikan ka konsideruar anulimin, por është bindur nga presidenti francez Emmanuel Macron.

BFMTV, duke cituar një burim diplomatik, pretendon se ekipi i Trumpit i ka thënë Ukrainës të mërkurën se takimi do të anulohej, duke bërë që Zelensky të fliste me Macronin, i cili ndërhyri në emrin e tij.

Në fund, ftesa u rikthye në tryezë dhe pritet që Zelensky të jetë në Shtëpinë e Bardhë më vonë, por do të ketë padyshim një ndjenjë nervozizmi deri jo vetëm në fillimin e takimit, por edhe deri në përfundimin e tij, me shumë çështje të mundshme që mund të dëmtojnë bisedimet.

Por është e dukshme sesi gjuha e Trumpit ndaj Zelenskyt ka ndryshuar pas takimit të mbrëmshëm të Starmer: nga një “diktator” më parë, lideri ukrainas tani u lavdërua nga presidenti amerikan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion