Detaje nga shpërthimi në zyrën e vëllait të Gjin Gjonit, tritolin e vunë dy persona

Aktualitet

Detaje nga shpërthimi në zyrën e vëllait të Gjin

Detaje të reja janë zbuluar nga tritoli, i cili u vendos noterisë së Fran Gjonit në Lezhë.Burime për gazetaren e Top Channel, Brixhilda Deda, bëjnë me dije se janë të përfshirë dy autorë në këtë ngjarje, të cilët kanë përdorur tritol me fitil që e kanë hedhur direkt nga makina.

Nga pamjet e sigurisë, shihen dy persona, ku njëri nga autorët ka qenë në rolin e shoferit, ndërsa autori tjetër ka vendosur tritolin te shkallët para noterisë.

Autorët e dyshuar kanë udhëtuar me një automjet tip “BMW”, të aksidentuar, që nuk përdorej prej kohësh dhe në këtë ngjarje u përdor  me targa te vjedhura. Po ashtu, dyshohet se autorët kanë dalë jashtë qytetit të Lezhës pas ngjarjes.

Policia ka dy pista ku po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje nëse lidhet me vetë Fran Gjonin, i cili prej vitesh kryen detyrën si noter në Lezhë, apo mund të jetë ndonjë sulm për shkak të vëllait të tij ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, ku u përfshi në politikë si drejtues i PD-së në Lezhë, ku pak javë më parë dha dorëheqjen nga ky post për të kandiduar në Primaret e PD-së për qarkun e Lezhës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion