Zelenski njofton nisjen e kundër ofensivës ndaj Rusisë

Bota

Zelenski njofton nisjen e kundër ofensivës ndaj Rusisë

Ukraina ka një plan të qartë për një kundërofensivë të re kundër forcave pushtuese ruse, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy të dielën, duke shtuar se nuk mund t’i zbulonte detajet.

Vitin e kaluar trupat ukrainase ndërmorën një kundërofensivë, por nuk ishin në gjendje të thyenin vijën e përforcuar të agresorit rus në jug dhe lindje të vendit.

“Kemi një plan të qartë për një kundërsulm, por nuk mund t'ju them detajet”, tha zoti Zelenskiy gjatë një konference shtypi në kryeqytetin Kiev.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai tha se ndryshimet në udhëheqjen ushtarake në fillim të muajit kishin lidhje me planin e ri në fushën e betejës.

Ai tha se si rezultat i rrjedhjes së informacioneve po hartoheshin disa plane, pa dhënë hollësi të tjera.

Zelenskiy tha më herët se planet e Kievit për kundërofensivën e vitit e kaluar kishin përfunduar "në Kremlin" përpara se të fillonte operacioni. Ai nuk tha se si kishte ndodhur rrjedhja e sekreteve.

Presidenti Zelenskiy tha të dielën se 31,000 ushtarë ukrainas ishin vrarë që nga fillimi i agresionit rus dy vjet më parë, shifra e parë zyrtare pas më shumë se një viti.

Ai tha në një konferencë shtypi në Kiev se nuk mund të zbulonte numrin e të plagosurve sepse do të ndihmonte planifikimin ushtarak rus./zeri i amerikes

ME TE LEXUARAT