Zbulohet komploti i Iranit, emrat e tre të akuzuarve për plan atentati ndaj Donald Trump

Bota

Zbulohet komploti i Iranit, emrat e tre të akuzuarve për plan atentati

UASHINGTON - Ky artikull eshte ne perditesim - Mediat amerikane raportuan se tre persona janë akuzuar në një seri komplotesh të dyshuara për vrasje ndaj presidentit te zgjedhur te SHBA, Donald Trump, ne plane të lidhura me Iranin.

Njeri prej personave, tashmë akuzohet për përpjekje për të vrarë presidentin e sapozgjedhur Donald Trump kurse të tjerët, një aktivist iraniano-amerikan dhe dy hebreje amerikanë që jetojnë në Nju Jork, sipas një kallëzim penal i zbuluar të premten në Nju Jork.

Shtetasit Farhad Shakeri, Carlisle Rivera dhe Jonathan Loadholt akuzohen sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA per planin e vrashes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rivera dhe Loadholt janë arrestuar, ndërsa Shakeri, të cilin FBI e përshkroi si një "aset" të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, besohet të jetë në Teheran.

Sipas hetimit, Irani e ngarkoi Shakerin të vëzhgonte nga afer levizjet dhe dhe të kryente sulmin ndaj  Trumpin për t'u hakmarrë për vdekjen e Qassem Soleimani, liderit të Forcave elitare të Iranit Quds, në një sulm me dron amerikan në Bagdad në janar 2020.

"Ka pak aktorë në botë që përbëjnë një kërcënim aq të madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara sa Irani.

Departamenti i Drejtësisë ka akuzuar një aset të regjimit iranian, i cili ishte ngarkuar nga regjimi të drejtonte një rrjet bashkëpunëtorësh kriminalë për të çuar më tej komplotet e vrasjes duke përfshirë Presidentin e zgjedhur Donald J. Trump”, tha Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland në një deklaratë që shpalli akuzat.

Shakeri emigroi në Shtetet e Bashkuara, por u deportua në vitin 2008 pasi kreu burgun për grabitje, sipas Departamentit të Drejtësisë. Ndërsa ishte në burg, ai takoi Rivera dhe Loadholt dhe i punësoi ata, kane thene autoritetet.

Ne planet e grupit, ka qene edhe nje aktiviste. 

Ndërsa emri i saj nuk përmendet në dosje, aktivistja përputhet me përshkrimin e Masih Alinejad, një gazetare dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e cila ka qenë kritike ndaj qeverisë iraniane dhe e shënjestruar në komplote të shumta.

Prokurorët federalë njoftuan akuza penale muajin e kaluar kundër Gjeneralit Ruhollah Bazghandi në lidhje me një komplot të dyshuar për vrasje kundër Alinejad, per te cilen ishin thene 1.5 milione dollare.

Alinejad më vonë postoi në rrjetet sociale se ajo ishte një nga objektivat, duke shkruar : "Jam e shokuar. Sapo mësova nga @FBI se dy burra u arrestuan dje në një komplot të ri për të më vrarë në Universitetin Fairfield, ku isha planifikuar të mbaj një fjalim."

Sipas autoriteteve amerikane, banesa e gazetares ishte vezhguar nga te akuzuarit per te pakten 9 muaj.  

Zbulohet komploti i Iranit, emrat e tre të akuzuarve për plan atentati

PERGJIMET

Në një bisedë telefonike me një agjent të FBI-së, Shakeri, i cili kaloi kohë në burgjet amerikane për grabitje, tha se zyrtari iranian i tha atij më 7 tetor duhej të kishte një plan për të vrarë Trumpin "brenda shtatë ditësh".

Nëse Shakeri nuk e përmbushte afatin e tij, kontakti i tha se goditja ndaj Trump do të shtyhej deri pas zgjedhjeve të 5 nëntorit, sepse zyrtarët e Teheranit besonin se kandidati republikan do të humbiste zjedhjet “dhe, më pas, do të ishte më e lehtë për ta vrarë.”

Prokuroret federale te Manhatanit, kane thene se një zyrtar i paidentifikuar në Korpusin famëkeq të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit e ngarkoi Farhad Shakerin, 51 vjeç, me realizimin e sulmit ndaj kandidatit republikan, tashme president i zgjedhur i SHBA. 

Gjate nje bisede me vone, Shakeri i kishte thene zyrtarit iranian se atentati ndaj Trump ishte dicka e kushtueshme, por ushtaraku ishte pergjigjur se Irani ka shpenzuar tashme shume, dhe se parate nuk ishin ceshtje. 

 

 

ME TE LEXUARAT